Futbollisti ofenziv, Samir Ramizi, ka shkëputur të hënën kontratën me skuadrën e Superligës së Zvicrës, Winterthur. Këtë edicion, Ramizi i kishte 15 paraqitje për Winterthurin në Superligën helvetike. Ai vlerësohej lojtar i rëndësishëm, por vendosi për shkëputje të kontratës. Winterthuri ka bërë të ditur se shkëputja e kontratës ishte kërkesë e 32-vjeçarit. Ai luajti për Winterthurin që nga vera e vitit 2020. I ka luajtur 119 ndeshje, prej tyre 40 në Superligë, 11 në Kupë dhe 68 në kategorinë e dytë. Ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 14 herë. Ramizi, që është nga Tërnoci, ishte prej lojtarëve më të pëlqyer të tifozëve të Winterthurit. Ramizi në Kosovë ka luajtur për Drenicën e Dritën. Më pas ishte pjesë e skuadrave zvicerane si Stade Nyonnais, Servete, Etoile Carouge, Wohlen e Xamax.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
12 shkurt 2024 18:36
-
Shpërndaje në:
Artikuj të ngjashëm