Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kryeziu do t’i bashkohet Winterthurit

Mirlind Kryeziu

Qendërmbrojtësi Mirlind Kryeziu karrierën do ta vazhdojë sërish në futbollin zviceran.

Kryeziu do t’i bashkohet skuadrës së Winterthurit, shkruan të hënën gazeta e madhe zvicerane “Blick”.

Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do ta nënshkruaj kontratën. 

Kryeziu është pa klub që nga vera e vitit të kaluar kur edhe i skadoi kontrata me Zurichun. 

Ditët e fundit është raportuar se Kryeziu mund të kthehej sërish te Zurichu. Këtë e konfirmoi edhe presidenti i Zurichut, Ancillo Canepa. 

Por mbrojtësi kosovar ka vendosur që të jap kontribut për Winterthurin, që është duke luftuar për mbetje në elitë. 

Edhe Kryeziu zyrtarizohet te Winterthuri Futboll Kryeziu zyrtarizohet te Winterthuri

Winterthuri është në pozitën e fundit në tabelë me 13 pikë. 

Ai pritet t’i sjellë Winterthurit përvojë të madhe në repartin defensivë. 

29-vjeçari Kryeziu është zhvilluar si futbollist te Zurichu. Mbrojtësi i qendrës me Zurichun ka zhvilluar 163 ndeshje derisa ka kontribuar edhe me dhjetë gola dhe pesë asistime. Ai me Kosovën ka dhjetë ndeshje të luajtura.