Zurichu është duke e konsideruar kthimin Mirlind Kryeziut, kontrata e të cilit me klubin zviceran, skadoi në verën e vitit të kaluar.
Presidenti i klubit të madh zviceran, Ancillo Canepa, e ka konfirmuar lajmin të premten në mbrëmje, dhe bisedimet kanë nisur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendërmbrojtësi 28-vjeçar është pa klub prej verës së kaluar.
“Situata e tij është e veçantë sepse ai nuk u largua si futbollist i lirë. Ai thjeshtë nuk e vazhdoi kontratën. Unë nuk mund të vendos për të. Stafi i trajnerëve e kanë dhënë aprovimin për kthim dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Canepa në konferencën për shtyp.
Kryeziu, që ka 10 paraqitje për Kosovën, i ka 163 paraqitje për Zurichun, dhjetë gola të shënuar e pesë asistime.
Ai është zhvilluar si futbollist te kjo skuadër.