Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lekaj asiston në fitoren e Winterthurit

Qendërmbrojtësi Granit Lekaj ka asistuar në golin e fitores që Winterthuri e shënoi përballë Luzernit.

Winterthuri fitoi me rezultatin 2:1, kurse Lekaj, që e kompletoi ndeshjen te vendësit, asistimin e parë të edicionit aktual e regjistroi në minutën e 83-të.

Samir Ramizi te Winterthuri u inkuadrua në minutën e 89-të, kurse Ardon Jashari e kompletoi ndeshjen te Luzerni. Denis Simani u zëvendësua në minutën e 89-të.

Winterthuri ka 32 pikë në vendin e shtatë, kurse Luzerni ka 34 pikë në vendin e gjashtë.