Mbrojtësi i qendrës, Granit Lekaj kompletoi ndeshjen te Winterthuri që fitoi 2:0 ndaj Zuerichut, të mërkurën mbrëma. Ndeshja i takoi çerekfinales së Kupës së Zvicrës në futboll.
Winterthuri kaloi në gjysmëfinale.
Te Zuerichu startuan mbrojtësit e qendrës, Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu si dhe mesfushori Bledian Krasniqi.
Winterthuri për herë të parë ka mposhtur Zuerichun në garën për Kupë.