Bledian Krasniqi, Lindrit Kamberi dhe Valon Berisha kanë triumfuar me Zurichun ndaj Vaduzit të Lutfi Dalipit, Denis Simanit dhe Liridon Berishës.
Zurichu të dielën pasdite e mposhti Vaduzin në shtëpi me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Zvicrës.
Mbrojtësi Kamberi e kompletoi ndeshjen te Zurichu, ndërsa Krasniqi u zëvendësua me Berishën me fillimin e pjesës së dytë.
Te Vaduzi ndeshjen e kompletuan Dalipi, Simani e Berisha.
Philippe Paulin Keny dhe Umeh Emmanuel i realizuan golat e fitores për Zurichun.
Ndërsa golin e vetëm për Vaduzin e shënoi Marcel Monsberger.
Zurichu ka dhjetë pikë, kurse Vaduzi numëron gjashtë.