Valon Berisha, Bledian Krasniqi, Lindrit Kamberi e Selmin Hoxha me Zurichun të dielën kanë pësuar disfatë të thellë në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Zvicrës.
Zurichu u mposht në udhëtim nga Lugano me rezultatin e thellë 5:0.
Hoxha e Kamberi e kompletuan ndeshjen, kurse Berisha dhe Krasniqi luajtën deri në minutën e 44-t.
Trajneri i Zurichut, Marcel Koller, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, ndaj i zëvendësoi të dy futbollistët kosovarë ende pa përfunduar pjesa e parë.
Uran Bislimi luajti deri në minutën e 70-të te Lugano.
Kevin Behrens realizoi dy gola, ndërsa Renato Steffen, Daniel Dos Santos dhe Dereck Moncada shënuan nga një gol në fitoren e Luganos.