Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Goli i Kamberit nuk mjafton, Zurichu humb në shtëpi

Lindrit Kamberi

Mbrojtësi Lindrit Kamberi shënoi gol për Zurichun të martën mbrëma.

Por goli i realizuar në minutën e 86-të ishte i pamjaftueshëm për Zurichun.

Zurichu e humbi 4:2 ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Zvicrës ndaj Young Boysit.

Kapiteni Kamberi dhe Bledian Krasniqi kompletuan takimin, kurse Valon Berisha mbeti në stol.
Zurichu nga gjashtë ndeshje ka gjashtë pikë.