Mbrojtësi Lindrit Kamberi shënoi gol për Zurichun të martën mbrëma.
Por goli i realizuar në minutën e 86-të ishte i pamjaftueshëm për Zurichun.
Zurichu e humbi 4:2 ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Zvicrës ndaj Young Boysit.
Kapiteni Kamberi dhe Bledian Krasniqi kompletuan takimin, kurse Valon Berisha mbeti në stol.
Zurichu nga gjashtë ndeshje ka gjashtë pikë.