Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi asiston, Kamberi ndëshkohet me të kuq

Karton i kuq

Bledian Krasniqi ka dhuruar një asistim të dielën për skuadrën e Zurichut që fitoi një pikë në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Zvicrës.

Zurichu barazoi 1:1 në udhëtim me Servetten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori me tipare sulmuese, Krasniqi, asistoi te goli i barazimit të cilin e realizoi Damienus Reverson në minutën e 28-të. Ai luajti deri në minutën e 62-të.

Te Zurichu u paraqit edhe mbrojtësi Lindrit Kamberi që e përfundoi ndeshjen para kohe.

Kamberi u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 72-të.

Për 24-vjeçarin Krasniqi ishte asistimi i katërt këtë edicion në kampionat. Ka edhe dy asistime tjera në Kupë të Zvicrës. Ndërsa ka edhe një gol të shënuar në elitë.

Zurichu ka 25 pikë dhe e zë vendin e tetë. Servette ka katër pikë më pak dhe renditet dy pozita më poshtë.