Mesfushori i Kosovës, Bledian Krasniqi, ka asistuar të dielën në ndeshjen që skuadra e tij, Zurichu, e humbi në shtëpi nga Young Boysi.
Young Boysi fitoi 3:2, në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës së Zvicrës.
Krasniqi asistoi në golin e barazimit 1:1 në minutën e 39-të, ndërsa luajti deri në minutën e 65-të. Krasniqi ka një gol të shënuar, ndërsa ky ishte asistimi i tretë në elitën zvicerane. Lindrit Kamberi e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te vendësit.
Sfida ishte dramatike. Zurichu ka mundur ta shmangë humbjen, por Juan Perea humbi mundësinë për t’i barazuar shifrat në 3:3. Ai humbi penalltinë në minutën e 94-t.
Zurichu ka 13 pikë në vendin e tetë, ndërsa Young Boysi ngjitet në pozitën e katërt me 17 pikë.