Zurichu do të paraqitet pa mbrojtësin Lindrit Kamberi në tri ndeshjet e ardhshme.
26-vjeçari u përjashtua nga loja për një ndërhyrje të pakontrolluar gjatë humbjes 3:0 të dielën kundër Young Boysit. Ai është suspenduar për dy ndeshje shkaku kartonit. Por meqenëse Kamberi ka marrë tashmë kartonin e tij të dytë të kuq këtë edicion, i zgjatet edhe për një ndeshje suspendimi.
Kamberi së fundi ka bartur shiritin e kapitenit te Zurichu.
Ai për ekipin zviceran ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në 26 ndeshje.