Futboll

Kamberi bëri kthim të suksesshëm te Zurichu

Lindrit Kamberi

Lindrit Kamberi

Mbrojtësi Lindrit Kamberi ishte zëvendësuar pas pjesës së parë në humbjen 4:0 të Zurichut nga Thuni, më 23 gusht. Më pas kishte luajtur pak minuta në fitoren 3:1 të Zurichut ndaj Ëinterthurit dhe në fitoren 2:1 ndaj Servettes.

Në ndeshjen për Kupë ndaj Stade Nyonnais kishte qëndruar në stol. Rezervist ishte edhe të shtunën mbrëma në fitoren 3:1 të Zurichut ndaj St. Gallenit. Por Jorge Segura po rrezikonte përjashtimin e hershëm dhe shkaktoi penallti në minutën e 22-të. Menjëherë në minutën e 27-të Kamberi e zëvendësoi Seguran. Doli lëvizje e rëndësishme, pasi ai dha kontribut të madh në rikthimin e rezultatit. Zurichu në fund fitoi 3:1.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të elitës zvicerane.

Kamberi ka thënë se vendimi që të linte fushën pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Thunit ishte i papritur.

“Është mirë të aktivizohesh kur je duke pësuar 1:0. Je i lumtur pasi mund të bësh vetëm më mirë. Në fund të fundit, duhet të luftosh për vendin në ekip me një paraqitje të mirë. Ky ishte qëllimi im dhe këtë e bëra”, ka thënë Kamberi për “Blick”.

Sipas gazetës zvicerane, 25-vjeçari thuajse nuk e ka humbur asnjë duel.

“Ne kemi shumë kualitet dhe isha i bindur se mund ta rikthejmë ndeshjen. E kemi merituar fitoren. Në kuptimin e shpirtit luftarak ishte ndeshja jonë më e mirë këtë edicion”, ka thënë Kamberi.

Ai tani pritet të kthehet në përbërjen bazë të Zurichut.

Te Zurichu zëvendësues ishte edhe Bledian Krasniqi.