Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e Jasharit dhe Bekës ndaj shqiptarëve të Winterthurit

Ardon Jashari - FC Luzern

Kapiteni Ardon Jashari dhe mbrojtësi Ismajl Beka kanë luajtur gjatë gjithë ndeshjes te Luzerni që fitoi në udhëtim ndaj Winterthurit me shifrat 2:1.

Kjo ndeshje e luajtur të hënën i ka takuar javës së 27-të të Superligës së Zvicrës. Granit Lekaj luajti deri në fund për Winterthurin, ndërsa Hekuran Kryeziu dhe Eris Abedini u inkuadruan në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 75-të dhe 63-të.

Luzerni është ngritur në vendin e katërt me 36 pikë sa kanë edhe St. Galleni dhe Lugano, kurse Winterthuri është në vendin e dhjetë me 26 pikë.

Artikuj të ngjashëm