Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gol e asistim nga Jashari në Superligën e Zvicrës

Mesfushori dhe kapiteni i Luzernit, Ardon Jashari, e ka shënuar golin e pestë dhe e ka regjistruar asistimin e tretë të edicionit aktual në të gjitha garat.

Jashari të enjten mbrëma me Luzernin fituan thellë në udhëtim te Lausanne Ouchy, 3:0.

Jashari, që luajti deri në minutën e 74-t, shënoi për 2:0 në minutën e 35-të, dhe asistoi në golin për 3:0 në minutën e 63-të.

Te vendësit, Lavdrim Hajrullahu ishte kapiten dhe e kompletoi ndeshjen. Luajtën edhe Liridon Mulaj, Mërgim Qarri, Alban Ajdini e Valon Hamdiu.

Ishte ndeshja e fundit e xhiros së 21-të të Superligës së Zvicrës.

Luzerni ka 31 pikë në vendin e pestë, kurse Lausanne Ouchy në pozitën e 12-të ka 14 pikë.

Artikuj të ngjashëm