Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jashari shënon gol në fitoren e Luzernit

Ardon Jashari ka kontribuuar me gol në fitoren 2:0 të Luzernit ndaj Grasshopperit. Ndeshja e së dielës ishte e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Jashari shënoi për 2:0 në minutën e 48-të. Jashari e Denis Simani startuan te Luzerni. Amir Abrashi luajti nga fillimi për Grasshopperin. Në vend të tij u aktivizua Dion Kacuri.
Luzerni është i pesti me 21 pikë. Grasshopperi është i dhjeti me 11 pikë.
Jashari ka tri gola e një asistim këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm