Ardon Jashari ka shënuar gol për Luzernin, por nuk ka dalë i mjaftueshëm për ta shmangur disfatën.
Luzerni të dielën mbrëma u mposht me rezultatin 3:1 nga Lausanne, në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Zvicrës.
Jashari shënoi në minutën e 31-të për epërsinë 1:0, ndërsa në pjesën e dytë Luzerni pranoi tre gola. Jashari dhe Denis Simani kompletuan ndeshjen, kurse Ismajl Beka luajti deri në minutën e 55-t. Luzerni pas 10 ndeshjeve ka 15 pikë dhe zë pozitën e pestë. Lausanne në pozitën e parafundit ka tetë pikë, tri më shumë se Baseli.
Artikuj të ngjashëm