Sulmuesi kosovar i Lausannes, Alban Ajdini, ka kontribuuar me asistim në fitoren e thellë të shtunën ndaj Zurichut, në ndeshjen e xhiros së 34-t të kampionatit elitar zviceran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLausanne fitoi 3:0 në ndeshjen e skuadrave që janë në grupin e luftës për mbijetesë.
Ajdini asistoi në golin për 1:0 në minutën e shtatë, ndërsa luajti deri në minutën e 68-të. Ai e ka edhe një gol të shënuar në këtë sezon.
Lindrit Kamberi e kompletoi ndeshjen te Zurichu, ndërsa Valon Berisha luajti vetëm në pjesën e parë. Bledian Krasniqi u inkuadrua nga minuta e 68-të.
Lausanne është në vendin e tetë me 42 pikë, kurse Zurichu i 10-ti me 34 pikë.