Sulmuesi i Kosovës, Alban Ajdini, ka shënuar dy gola për Kupë të Zvicrës të dielën.
Sulmuesi 26-vjeçar shënoi golin e parë dhe të tretë në fitoren që skuadra e tij Lausanne e shënoi ndaj Concordias me rezultatin 4:1.
Kjo ndeshje i takoi 1/16 të Kupës së Zvicrës. Me fitore, Laussane ka siguruar kalimin në 1/8 e finales.
Ajdini golin e parë e shënoi në minutën e 16-të, kurse të dytin personal në minutën e 58-të. Nga fusha u largua në minutën e 65-të.
Ajdini ka edhe një asistim në ndeshjet për Kupë. Nuk ka shënuar asnjë gol në Superligën e Zvicrës.