Xherdan Shaqiri ka regjistruar dy asistime në paraqitjen shumë të mirë që e pati të mërkurën mbrëma për Baselin.
Baseli e fitoi ndeshjen derbi ndaj Zurichut, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Zvicrës.
Baseli fitoi 2:0 ndërsa Shaqiri tani ka pesë gola e shtatë asistime.
Baseli i treti ka 21 pikë, kurse Zurichu mbetet me 13 pikë.
Shaqiri luajti deri në minutën e 89-të kurse Albian Ajeti u zëvendësua pas pjesës së parë.
Lindrit Kamberi te Zurichu u zëvendësua në minutën e 89-të, kurse në 20 minutat e fundit të ndeshjes luajti Bledian Krasniqi.