Futboll

Gol e asistim nga Shaqiri në fitoren bindëse të Baselit

xherdan shaqiri

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar tjetër paraqitje të mirë me fanellën e Baselit.

Sulmuesi Shaqiri shënoi një gol dhe bëri një asistim në fitoren bindëse 3:0 të Baselit ndaj Winterthurit.

Ndeshja e cila u zhvillua të shtunën i takoi javës së nëntë të elitës së futbollit zviceran.

Shaqiri që është edhe kapiten i Baselit realizoi për 2:0 në minutën e 30-të.

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Tre minuta më pas, 34-vjeçari Shaqiri, asistoi edhe te goli i tretë të cilin e realizoi Flavius Daniliuc.

Shaqiri ka pesë gola dhe pesë asistime këtë edicion në kampionatin zviceran.

Futbollisti shqiptar, Shaqiri, u paraqit deri në minutën e 73-të kurse bashkëlojtari i tij, Albian Ajeti, luajti deri në minutën e 80-të.

Te Winterthuri, mesfushori Pajtim Kasami u zëvendësua në minutën e 63-të.

Ndërsa Ledjan Sahitaj në minutën e 21-të e zëvendësoi Remo Arnoldin për shkak të lëndimit.

Baseli ka 18 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Winterthuri është në vendin e fundit me vetëm dy pikë.