Albian Ajeti dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë sërish të rëndësishëm për skuadrën e Baselit.
Ajeti shënoi gol e Xherdan Shaqiri asistoi në ndeshjen jubilare të Baselit që fitoi në udhëtim te Servette, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Zvicrës.
Në ndeshjen e 800-të të Baselit në elitën helvetike, Baseli fitoi 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjeti realizoi gol në minutën e pestë, ndërsa Shaqiri asistoi në golin për 2:0 në minutën e 41-të.
Philip Otele ishte realizator edhe i golit të tretë në minutën e 61-të.
Ajeti luajti deri në minutën e 82-të, kurse kapiteni Shaqiri e kompletoi ndeshjen te mysafirët.
Kampioni dhe fituesi i Kupës së Zvicrës, Baseli, zë vendin e tretë pas tetë ndeshjeve të luajtura me 15 pikë, aq sa ka edhe St. Galleni në vendin e dytë.
Lider është Thuni me një pikë më shumë.