Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer të mërkurën mbrëma, duke asistuar në dy golat e fitores 2:0 të Baselit ndaj Zurichut. 34-vjeçari këtë edicion i ka pesë gola e shtatë asistime në 11 paraqitje për Baselin në elitën zvicerane.
Baseli ishte pa fitore në stadiumin e tij ndaj rivalit të madh Zurichut, që nga shtatori i vitit 2021. Po ashtu ishte mposhtur 5:1 në ndeshjen e kaluar nga Lausanne.
“Përfundimisht kemi reaguar dhe nuk kemi pranuar gol. Ishte një trepikësh i rëndësishëm”, ka thënë Shaqiri.
Por nuk ishte ndeshje e lehtë për yllin e kampionatit helvetik. Trajneri i Zurichut vendosi që Lindrit Kamberi t’i qëndrojë pranë Shaqirit gjatë gjithë kohës. Trajneri Dennis Hediger ishte i kënaqur me mbrojtësin Kamberi, ndonëse në fund Shaqiri bëri dy pasime vendimtare.
“Nuk është gjithnjë e lehtë. Më vjen mirë që megjithatë i kisha momentet e mia”, ka thënë Shaqiri.
Fitorja e Baselit ka mundur të jetë edhe më e thellë. Por Shaqiri e Albian Ajeti lëshuan raste të mira.
“Ndoshta na duhet të ushtrojmë më shumë, kështu që do të kemi më tepër goditje në stërvitje”, ka komentuar Shaqiri.
Pas 11 xhirosh, Baseli është i treti në tabelë.