Ndeshja mes Udineses dhe Milanit është ndërprerë përkohësisht në minutën e 35-të. Pas pak minutave, ajo ka rinisur.
Ndeshja u vendos të ndërpritet pas thirrjeve raciste të tifozëve të Udineses ndaj portierit të Milanit, Mike Maignan.
Maignan e njoftoi gjyqtarin e ndeshjes për thirrjet raciste dhe më pas vendosi të largohej nga fusha.
Lojtarët u kthyen në fushë dhe ndeshja rinisi.
Deri në momentin e ndërprerjes, Milani po udhëhiqte 1:0 me golin e Ruben Loftus-Cheek.
Shiko KËTU
Artikuj të ngjashëm
-
Udinese paralajmëron përjashtim të përjetshëm për tifozët që fyen portierin e Milanit
-
Dramë në “San Siro”, Milani fiton me një lojtar më pak për 60 minuta
-
Përjashtim pesëvjeçar nga stadiumet për tifozët që fyen Maignanin
-
Infantino bën thirrje për masa më të ashpra për racizëm
-
Milani përmbys në fund Udinesen