Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani përmbys në fund Udinesen

Milani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Udinese.

Të shtunën mbrëma, Rossonerët triumfuan 3:2 në fund të ndeshjes.

Milani shënoi golin e parë të ndeshjes me anë të Ruben Loftus-Cheek në minutën e 31-të.

Por vendasit përmbysën gjithçka. Fillimisht, Lazar Samardziq barazoi në të 42-n, ndërsa Florin Thauvin në të 62-n shënoi për 2:1.

Megjithatë, Milani nuk u dorëzua. Arriti të barazonte në minutën e 83-të me anë të Luka Joviq, ndërsa Noah Okafor në minutën e tretë të shtesë kompletoi përmbysjen e çmendur.

Edhe Milani fiton me përmbysje të rezultatit, i afrohet kreut Futboll 6 muaj më parë Milani fiton me përmbysje të rezultatit, i afrohet kreut

Fitorja mban Milanin në vendin e tretë me 45 pikë, gjashtë më pakë se Interi lider dhe katër më pak se Juventusi i vendit të dytë që kanë një ndeshje më pak.

Udinese është e 17-ta me 18 pikë.