Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani fiton me përmbysje të rezultatit, i afrohet kreut

Christopher Nkunku

Milani e ka mposhtur Comon në udhëtim 3:1 me rikthim të rezultatit të enjten mbrëma. 

Fitorja e arritur në ndeshjen e mbetur të xhiros së 16-të, i ka ndihmuar Milanit t’i afrohet kreut të tabelës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marc Oliver Kempf shënoi për Comon në minutën e 10-të, ndërsa Christopher Nkunku dhe Adrien Rabiot me dy gola, ia siguruan pikët e plota “rossonerëve”. 

Mërgim Vojvoda te Como luajti deri në minutën e 66-të, kurse Ardon Jashari e zëvendësoi Luka Modriqin në minutën e 86-të te Milani. 

Milani në vendin e dytë ka 43 pikë, tri më pak se lideri Interi, dhe tri më shumë se Napoli i vendit të tretë.