Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përjashtim pesëvjeçar nga stadiumet për tifozët që fyen Maignanin

Katër persona të cilët e kanë fyer në baza racore portierin e Milanit, Mike Maignan, janë dënuar me përjashtim pesëvjeçar nga stadiumet, ka thënë policia italiane të mërkurën.

Ndeshja e Serie A mes Udineses dhe Milanit e zhvilluar më 20 janar, ishte ndërprerë përkohësisht, kur lojtarët e Milanit u larguan nga fusha dhe e njoftuan gjyqtarin për këto fyerje.

Pesë vjet është maksimumi që mund t’i jepet një tifozi për fyerje racore në ndeshje futbolli.

Udinese ndërkohë të hënën njoftoi se një tifoz tjetër ishte përjashtuar përjetë.

Autoritetet italiane kanë thënë se një person nga qyteti i Udines, një vajzë dhe dy djem të tjerë nga ai vend, janë dënuar pas analizave të pamjeve nga stadiumi.

Edhe Udinese paralajmëron përjashtim të përjetshëm për tifozët që fyen portierin e Milanit Sport Udinese paralajmëron përjashtim të përjetshëm për tifozët që fyen portierin e Milanit

Klubi po ashtu është i detyruar të luajë një ndeshje pa praninë e shikuesve.

Maignan ka thënë për “Sky Sports Italy”, pas ndeshjes të cilën Milani e fitoi 3:2, se ai ka dëgjuar “zëra të majmunëve” dhe ka bërë thirrje për “dënime të ashpra” për ofenduesit.