Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli pas Ndombeles

Napoli ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, francezin Tanguy Ndombele.

“Calciomercato” ka shkruar të mërkurën se Napoli ka kontaktuar ekipin anglez në lidhje me transferimin e mesfushorit. Ndombele është nxjerrë në shitje nga Tottenhami dhe ekipi anglez për lirimin e tij po kërkon të paktën 30 milionë euro.

25-vjeçari te Napoli po shihet si zëvendësim ideal për Fabian Ruizin, i cili pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit. Ndombele sezonin e shkuar ishte i huazuar te Lyoni, ndërsa ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025. Krahas Napolit, interesim për Ndombelen ka shfaqur edhe Villarreali.