Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami nxjerr në shitje Ndombelen

Mesfushori Tanguy Ndombele nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje nga Tottenhami.

Ekipi nga Londra për ta lënë të lirë francezin po kërkon të paktën 30 milionë euro. Ndombele sezonin e shkuar ishte i huazuar te Lyoni, por ekipi francez nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së kartonit të tij. 25-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2025.

Së fundmi, interesim për transferimin e tij ka shprehur ekipi nga Turqia, Galatasaray.

Artikuj të ngjashëm