Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho e dëshiron Ndombelen te Roma

Roma ka shprehur interesim për mesfushorin e Tottenhamit, Tanguy Ndombele, raporton “Calciomercato”.

Trajneri Jose Mourinho që ka punuar me Ndombelen te Tottenhamit, është i interesuar që ta ketë sërish në skuadër 25-vjeçarin.

Ndërkohë, trajneri aktual i Tottenhamit, Antonio Conte, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Ndombeles në afatin kalimtar të dimrit.

Ai ka luajtur vetëm në nëntë ndeshje në Premier League këtë sezon dhe kjo mund të jetë një arsye shtesë që të largohet nga klubi anglez.

Francezi ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025. Vlera e tij në treg sipas “Transfermakt” është rreth 38 milionë euro.