Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi, favorit për Ndombelen

Francezi Tanguy Ndombele edhe këtë edicion pritet ta vazhdojë karrierën në Serie A. Ndombele, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet skuadrës së Interit, kanë njoftuar mediumet italiane të enjten.

Interi ka marrëveshje me lojtarin dhe po negocion me Tottenhamin për t’i siguruar shërbimet e tij para mbylljes së afatit kalimtar. Mësohet se Interi po e kërkon huazimin njëvjeçar të Ndombeles me opsionin e blerjes vitin tjetër.

Ndombele edhe edicionin e shkuar luajti në Serie A, por me Napolin, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit.

26-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025.