Futbollisti i krahut, Destiny Udogie do të firmosë kontratë të re me skuadrën e Tottenhamit. “Daily Mail” ka raportuar të hënën se marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.
Me kontratën e re, Udogie do të jetë pjesë e skuadrës nga Londra deri në vitin 2029, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2027.
Te Tottenhami janë të kënaqur me paraqitjet e 21-vjeçarit, të cilin po e shohin si lojtar të rëndësishëm për të ardhmen.
Ai iu bashkua Tottenhamit vitin e shkuar nga Udinese, ndërsa këtë edicion ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në 14 paraqitje në Premier League. Udogie ka edhe dy ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Italisë.
Artikuj të ngjashëm