Mesfushori Scott McTomminay do të jetë pjesë e Manchester Unitedit edhe për disa edicione. “Sky Sports” ka njoftuar të mërkurën se McTominay parimisht ka arritur marrëveshje me klubin anglez për rinovimin e kontratës, që do të bëhet zyrtare së shpejti.
Me rinovimin e kontratës, 27-vjeçari që mund të luajë edhe si mbrojtës, do të mbetet tek Unitedi deri në vitin 2027 dhe do të ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Kontrata aktuale i skadon atij vitin e ardhshëm, ndërsa këtë edicion skocezi ka treguar paraqitje të mira për Unitedin. Në 24 ndeshje të luajtura, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.