Mbrojtësi anglez, Jonny Evans, e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin. Skuadra angleze të premten ka njoftuar që ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për një vit me 36-vjeçarin.
Evans u shpreh i lumtur me rinovimin e kontratës.
“Jam i kënaqur që kam vazhduar kontratën me Manchester Unitedin edhe për një sezon tjetër. Të luash për këtë klub të madh dhe të ndjesh mbështetjen nga tifozët tanë të jashtëzakonshëm është gjithmonë privilegj”, ka thënë Evans për faqen zyrtare të Unitedit.
Evans është pjesë e Unitedit nga viti 2023. U transferua nga Leicester City si futbollist i lirë. Në edicionin 2023/2024, me Unitedin i zhvilloi 30 paraqitje. Kontribuoi me një asistim.
Artikuj të ngjashëm