Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Khusanovi vazhdon kontratën me Man. Cityn

ddd

Mbrojtësi Abdukodir Khusanov e ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn. 

22-vjeçari ka vendosur të qëndrojë edhe më gjatë në “Etihad”, pasi pranoi kontratën e re pesëvjeçare, e cila do t’i skadojë në verën e vitit 2031. 

Khusanov ka luajtur në 47 ndeshje për Cityn, qëkur iu bashkua skuadrës elitare angleze nga Lensi në janar të vitit 2025. 

Me Manchester Cityn, Khusanov e fitoi Kupën FA dhe Kupën e Ligës në edicionin e kaluar. 

Ai luajti edhe me Uzbekistanin në Kupën e Botës 2026, por nuk arriti ta kalojë fazën grupore.