Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fodeni vazhdon edhe katër edicione me Man. Cityn

Phil Foden

Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden, ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare, që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2030. 

26-vjeçarit i skadonte kontrata në verën e vitit të ardhshëm, por ai ka vendosur të qëndrojë në skuadër, që tani do të udhëhiqet nga Enzo Maresca. 

Fodeni debutoi në ekipin e parë si 17-vjeçar nën udhëheqjen e Pep Guardiolas. Ai ka luajtur në 369 ndeshje për Cityn, ndërsa ka fituar gjashtë tituj të Premier Leagues, një Ligë të Kampionëve dhe dy Kupa FA. 

Nuk u ftua për Botërorin 2026 nga përzgjedhësi Thomas Tuchel. 

“I përkushtuar për të ardhmen time te City dhe kjo do të thotë gjithçka për mua. Të luajë për këtë klub është ajo që kam dashur gjithmonë dhe është krenari ta mbaj veshur këtë fanellë”, ka deklaruar Foden ndër të tjera pas vazhdimit të kontratës. 

Foden ka thënë se mezi pret që të punojë me trajnerin Maresca.