Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City ka plan të qartë për Phil Fodenin

Foden

Manchester City ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Phil Fodenin, shkruan “The Times” të hënën.

Futbollisti 25-vjeçar është produkt i akademisë së Cityt. Dhe pavarësisht rënies së vazhdueshme të formës së tij, City ka plane afatgjate për Fodenin.

Kontrata aktual e Fodenit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Foden është prej lojtarëve më të paguar në klub.

Së fundi kishte zëra se anglezi mund t’i bashkohet Bayernit. Foden shpreson të jetë pjesë e Anglisë për Kupën e Botës.