Max Dowman i Arsenalit do të mungojë në tri ndeshje pasi apeli për kartonin e kuq në “Carabao Cup” në humbjen nga Fleedwoodi është refuzuar.
16-vjeçarit iu tregua direkt kartoni i kuq në minutën e 85-të pas ndërhyrjes në Harrison Nealin.
Edhe pse goditja ishte e lehtë, Dowman nuk u fal nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Ndeshja përfundoi 1:1, ndërsa ekipi i kategorisë së katërt i futbollit anglez fitoi 5:3 në penallti ndaj kampionit të Anglisë.
Ndeshja e radhës për Arsenalin është në udhëtim te Liverpooli, të dielën.