Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dele Alli me kontratë të re

Mesfushori anglez, Dele Alli, ka marrë ofertë për kontratë të re nga Evertoni, shkruan “express.co.uk” të enjten.

27-vjeçari ka më shumë se një vit që nuk ka luajtur për shkak të problemeve me lëndime.

Por te Evertoni kanë besim se karriera e Dele Allit mund të ringjallet në edicionin e ardhshëm.

Futbollisti anglez me Evertonin ka kontratë deri në fund të edicionit aktual. Ai për nga gushti i vitit 2022 deri në qershor të vitit 2023 luajti në formë huazimi te Beshiktashi turk.

Më herët karrierë ka bërë edhe te Tottenhami, ndërsa në 194 ndeshje në Premier League ka shënuar 51 gola. Ai po ashtu ka tri gola për Anglinë në 37 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm