Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni pritet ta largojë Dele Allin

Dele Alli

Evertoni pritet të marrë vendim të shpejtë për të ardhmen e mesfushorit Dele Alli. Klubi anglez pritet t’ia shkëpusë kontratën anglezit pas festës me alkool dhe fotografive komprometuese.

Siç shkruajnë në Angli, Evertoni është lodhur nga qëndrimi joprofesional i futbollistit. Mesfushori anglez aktualisht është pjesë e Beshiktashit.

Ai u huazua në verën e vitit të kaluar në klubin turk. Anglezi me Evertonin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Në 13 ndeshje në Superligën turke ka shënuar dy gola.

Artikuj të ngjashëm