Skuadra franceze, Lille, ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit anglez Dele Alli. Lajmin e ka bërë të ditur “Daily Mail” të hënën.
Anglezi ka pasur rënie të madhe në karrierë. Alli aktualisht është pa klub.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë fundmi ishte pjesë e Evertonit. Dele Alli nuk ka luajtur që nga edicioni 2022/2023.
Ndeshjen e fundit e ka zhvilluar me gjigantin turk, Beshiktash, më 26 shkurt të vitit të kaluar. Te Beshiktashi ishte i huazuar nga Evertoni.
28-vjeçari suksesin më të madh në karrierë e ka pasur te skuadra e Tottenham Hotsporit. Pjesë e klubit anglez ka qenë nga viti 2015 deri në vitin 2022.
Me Tottenhamin ka luajtur 269 ndeshje dhe ka kontribuuar me 67 gola dhe 58 asistime.