Kristjan Asllani ka shprehur dëshirën që të qëndrojë edhe më gjatë te skuadra e Beshiktashit.
Mesfushori Asllani iu bashkua Beshiktashit më 30 janar në formë huazimi nga Interi deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsllani i huazuar ishte edhe në pjesën e parë të këtij kampionati, te Torino.
Beshiktashi e ka edhe opsionin e blerjes të kartonit të Asllanit.
Reprezentuesi i Shqipërisë ka deklaruar se Beshiktashi është klub i madh që lufton gjithmonë për titullin e kampionit.
“Erdha këtu si huazim, por dua të qëndroj edhe më gjatë. Ky është një klub i madh që gjithmonë lufton për titullin dhe unë dua ta arrij atë sukses. Tifozët e Beshiktashit janë të jashtëzakonshëm dhe ky klub ka gjithçka që një futbollist mund ta ëndërrojë. E di çfarë pret Sergen Yalçin nga unë. Besoj se do të jem shumë i dobishëm dhe do të arrij suksese të mëdha këtu”, ka thënë mesfushori me tipare defensive, shkruajnë të hënën mediumet turke.
23-vjeçarit Asllani kontrata me Interin i skadon në verën e vitit 2028.