Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Asllani pjesë e Beshiktashit

Kristjan Asllani

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, është zyrtarisht pjesë e gjigantit turk të futbollit, Beshiktash.

Beshiktashi të premten mbrëma ka konfirmuar marrëveshjen me Interin për huazimin e Asllanit deri në fund të edicionit. Klubi turk e ka opsionin për blerjen e kartonit të Asllanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët të premten, 23-vjeçari kaloi me sukses kontrollimet mjekësore te Beshiktashi, klub ku paraqitet Milot Rashica.

Asllani në pjesën e parë të këtij kampioniati ishte i huazuar te Torino. Por nuk shfaqi atë që pritej prej tij.

Ai te Shqipëria është prej lojtarëve bartës. I ka pesë gola në 38 paraqitje.

Beshiktashi është i pesti në Superligë turke.