Skuadra e promovuar në Premier League, Hull City, është e interesuar për mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin.
Kështu ka shkruar të dielën “NTV”.
Hull City dëshiron që të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese për edicionin 2026/27.
Dhe Asllani shihet si futbollisti që mund ta forcojë edhe më shumë mesfushën e Hull Cityt.
Asllani ishte i huazuar te Beshiktashi gjatë pjesës së dytë të edicionit të kaluar.
Ndërsa në pjesën e parë të edicionit, mesfushori me tipare defensive ishte i huazuar te Torino.
Edhe
Asllani transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe
Tashmë, 24-vjeçari është kthyer tek Interi. Por sipas raportimeve, Asllani nuk është pjesë e planeve të Interit për edicionin e ardhshëm.
Kontrata me “Nerazurrët” i përfundon në verën e vitit 2028.
Edhe disa skuadra italiane si Sassuolo e Cagliari kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Shqipërisë.