E ardhmja e Kristjan Asllanit do të jetë në Turqi, kanë shkruar të enjten mediumet në Itali.
“Tuttomercatoweb” ka njoftuar se negociatat mes Interit, mesfushorit të Shqipërisë dhe Beshiktashit, janë në përfundim dhe marrëveshja pritet të kompletohet në formë huazimi.
Beshiktashi do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së Asllanit për afro 13 milionë euro.
Asllani pritet t’i kryejë testet mjekësore të premten në Stamboll.
Ai nuk pati paraqitjet e kërkuara te Torino në pjesën e parë të sezonit, dhe torinezët nuk llogaritën në të.
Asllani karrierë ka bërë edhe tek Empoli.