Futboll

Asllani preferon të qëndrojë në Itali

Kristjan Asllani

Mesfushori Kristjan Asllani preferon që të qëndrojë edhe më gjatë në futbollin italian.

Pavarësisht interesimit nga vende të tjera, Asllani aktualisht nuk po e shqyrton mundësinë e largimit nga Italia.

Klubi i madh turk, Beshiktash, po e monitoron situatën e reprezentuesit të Shqipërisë.

Por pengesa kryesore për realizimin e transferimit qëndron te vendimi i Asllanit që mos të largohet nga Serie A.

Asllani ka humbur vendin te Torino dhe ka gjasa të mëdha të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

23-vjeçari iu bashkua Torinos në verën e kaluar në formë huazimi nga Interi.

Mesfushori nuk është paraqitur për Torinon në gjashtë ndeshjet e fundit. Këtë edicion ka 16 ndeshje të luajtura.

Kartonin e Asllanit dëshirojnë ta sigurojnë disa skuadra në Itali por edhe në Spanjë.

Me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.