Nuk përjashtohet mundësia e largimit të Kristjan Asllanit nga Torino në afatin kalimtar të dimrit.
Te Torino nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Asllanit në gjysmën e parë të edicionit 2025/26.
Reprezentuesi i Shqipërisë edhe nëse largohet nga Torino pritet që sërish të luajë në futbollin italian.
Gazetari italian, Alfredo Pedulla, ka shkruar të martën se Parma dhe Sassuolo janë të interesuara për shërbimet e Asllanit. Të dy klubeve u pëlqejnë karakteristikat e Asllanit.
Asllani iu bashkua Torinos në verë nga Interi në formë huazimi.
Në rast të ndërprerjes së bashkëpunimit me Torinon, mesfushori nuk pritet të kthehet tek Interi, pasi nuk është pjesë e planeve të trajnerit, Cristian Chivu.
23-vjeçari Asllani këtë edicion me Torinon ka luajtur në 16 ndeshje.