Futboll

Zyrtare, Asllani te Torino

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani është futbollisti më i ri i skuadrës së Torinos. Torino të hënën e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë. 

Ai Torinos i është bashkuar nga Interi në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2025/26. Torino do ta ketë edhe opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të 23-vjeçarit. 

“I gjithë klubi i futbollit Torino i uron ngrohtësisht mirëseardhjen Kristjan Asllanit: fat të mbarë dhe gjithmonë Forza Toro”, ka shkruar klubi italian në rrjetet sociale. 
Mesfushori ka kontratë me Interin deri në vitin 2028. Te kjo skuadër u transferua nga Empoli në vitin 2023 për 15 milionë euro. 

Në edicionin e kaluar shënoi tri gola e po aq asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.
Në total për “nerazzurrët” ka zhvilluar 99 ndeshje ku ka kontribuar me katër gola dhe pesë asistime. 
Te Torino luan edhe qendërmbrojtësi Ardian Ismajli.

Video: