Presidenti i klubit të Torinos, Urbano Cairo, ka folur për situatën e mesfushorit të Shqipërisë, Kristjan Asllanit.
Cairo nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Asllanit në afatin kalimtar dimëror.
68-vjeçari ka thënë edhe fjalë pozitive për Asllanin.
“Asllani ka pasur disa ndeshje të mira dhe disa jo aq të mira, si pjesa tjetër e skuadrës. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. E përdor shumë mirë si këmbën e djathtë ashtu edhe të majtën, aq sa nuk dihet se cila është më e fortë. Pastaj do të shohim se çfarë do të sjellë afati kalimtar i janarit Gjithmonë përmban surpriza”, ka thënë Cairo, shkruajnë të premten mediumet italiane.
Për Asllanin kanë shprehur interesim disa skuadra si Girona, Parma dhe Sassuolo.
Asllani iu bashkua Torinos në verë nga Interi në formë huazimi.
23-vjeçari Asllani këtë edicion me Torinon ka luajtur në 16 ndeshje.