Futboll

Interi dhe Girona nisin kontaktet për Asllanin

Kristjan Asllani

La Liga mund të jetë destinacioni i ardhshëm për mesfushorin 23-vjeçar, Kristjan Asllani. 

Kështu ka njoftuar të enjten “Tuttomercatoweb”. 

Asllani u huazua te Torino në verën e vitit të kaluar, por nuk pritet të qëndrojë më gjatë tek ekipi italian. 

Ekipi i La Ligas, Girona, dëshiron që t’i sigurojë shërbimet e Asllanit. 

Mesfushori i Shqipërisë ka luajtur në 16 ndeshje në Serie A dhe Kupë të Italisë me Torinon. 

Torino e kishte opsionin për blerjen e tij për 12 milionë euro, ndërsa “nerazzurrët” do ta mbanin 20 për qind të kartonit për shitjen e ardhshme. Të njëjtat kushte për të pritet t’i kërkojë edhe nga Girona.